Loading…

Krasniqi: Rizvanolli e Kurti, nuk kanë dhënë më shumë se një deklaratë për krizën energjetike

  • 19/11/2021 | 17:31

Krasniqi: Rizvanolli e Kurti, nuk kanë dhënë më shumë se një deklaratë për krizën energjetike

Memli Krasniqi, I ftuar në “Rubikon”, ka folur për bisedimet në Bruksel, sidomos për njërën nga temat sic është kriza globale energjetike, me të cilën po përballet bota.


Ai ka thënë se kur askush nuk ka folur për krizën, ai ka thënë se ka qenë i pari që ka folur për energjinë dhe krizën që do të na pres në vitin e ri.

“Përgjigjen për krizën e kemi dhënë edhe para dy majve kur s’ka folë asnjë njeri në Kosovë për energjinë. Me ju thanë të drejtën, po më vjen keq me thanë por i pari kam folë për energjinë dhe krizën që ka me na pritë për vitin e ri, ose plus minus Dhjetor – Janar, varësisht kur ftohet moti”, ka thënë ai.

Sipas tij, Ministrja Rizvanolli e kryeministri Kurti, nuk e kanë lëshuar më shumë se një deklaratë lidhur me këtë çështje.

“Do të thotë se sot e asaj dite, ministrja e as kryeministri nuk e di a e kanë lëshu ma shumë se një deklaratë lidhur me këtë çështje dhe asnjë hap nuk e kanë ndërmarrë për me u përgatitë për një dimën të ftohtë dhe problematik që Kosovën mundet me e kthy në terr sikur vitet e pasluftës, dhe sot nuk është asnjë shqetësim në Qeverinë e Kosovës kjo”, ka shtuar tutje kreu i PDK-së.

Ndërkaq, sa i përket importit, ai ka thënë se Qeveria nuk ka reaguar me kohë, dhe tani edhe nëse I kanë mjetet, do të jetë problem I madh blerja e energjisë elektrike nga jashtë.

“Besoni që ne merremi në baza ditore me politikën. Edhe ju edhe ne dhe e dimë që nuk janë duke u marrë sepse deri tash shihet që nuk ka ndonjë koordinim as me prodhuesit e as furnizuesit e energjisë elektrike në Kosovë. Pra, çka do të bënim ne? Do ti bënim këto me kohë. Dhe cili do të ishte rezultati, po bëhem hipotetik sepse edhe nëse do të kenë mjetë sot do ta kenë problem me e ble energjinë, për shkak që shumë shtete më të fuqishme i kanë siguru kontratat e veta dhe do të jetë problematike edhe sikur t’i kishin mjetet.

Por nuk mundet me u sjellë Qeveria tek rasti i energjisë sikur “Epo tash ne nuk jemi lojtarë sepse ekziston në këtë rast KEDS apo KESCO”, përfundoi Krasniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë