Prishtina ka kaluar në avantazh kundër Dukagjinit me anë të një super goli të realizuar nga mesfushori, Endrit Krasniqi, transmeton Gazeta Metro.
Në minutën e 23’të të ndeshjes mesfushori, Endrit Krasniqi nga një distancë mjaft e largët realizoi për golin e epërsisë për skuadrën mysafire.
Gjatë këtyre minutave skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi po tregon paraqitje më të mirë dhe shpesh herë ka rrezikuar portën kundërshtare me disa gjysmë raste.
Kujtojmë se në këtë orar janë duke u zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera në Superligën e Kosovës, Gjilani-Ferizaj 1-0 dhe Trepça ’89-Drita 2-0. /gazetametro.net