Loading…

Krasniqi shkëlqen në Grand Prix Almada, rrëmben medaljen e artë

  • 28/01/2022 | 19:47

Krasniqi shkëlqen në Grand Prix Almada, rrëmben medaljen e artë

Distria Krasniqi e ka nisur vitin mbarë duke rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix Almada të Portugalisë. Kampionia olimpike triumfoi me Ippon duke mposhtur kështu në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz.


Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti xhudisten nga Portugalia Joana Diogo, pasi kjo e fundit në raundin e dytë e mposhti xhudisten kosovare Erza Muminoviq, përcjell KosovaPress.

Në çerekfinale mposhti me 3 dënime për Ippon spanjollen, Ariane Toro Soler.

Ndërsa në në raundin e parë ishte e lirë, xhudistja kosovare në raundin e dytë mposhti me wazaari dhe tri dënime për Ippon francezen, Leonie Gonzalez.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë