Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnqi, ka bërë një reagim sot në ditën që njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut, shkruan Gazeta Metro.
Krasniqi ka thënë se Kosova si popull ka vuajtur shumë në mungesë të lirive dhe të drejtave themelore.
Tutje, Krasniqi ka thënë se bazamenti i shtetit të Kosovës janë respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut pavarësisht dallime.
“Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe me të drejta të barabarta. Njësoj duhet që ta jetojnë tërë jetën e tyre. Ky është boshti i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut që u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 10 dhjetor 1948, e që njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut.
Në Kosovë, si një popull që ka vuajtur shumë gjatë mungesën e lirive themelore, arsimimin, lirinë e shprehjes, të punës e madje edhe të jetës, duhet të dijmë më së miri që të njëjtat të mos ia mohojmë askujt.
Të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit tonë dhe ne, të gjithë, pa dallim, institucione qëndrore e lokale, si organizata, shoqëri e individë duhet të përkushtohemi çdo ditë për avancimin e tyre”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / gazetametro.net