Loading…

Krasniqi: Thaçi kishte qejf ta lexonte Deklaratën e Pavarësisë

  • 17/02/2017 | 23:34

Krasniqi: Thaçi kishte qejf ta lexonte Deklaratën e Pavarësisë

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte insistuar ta lexonte deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008.


Krasniqi në një intervistë për RTV21 ka treguar arsyen përse deklaratën e pavarësisë së Kosovës e lexoi Hashim Thaçi. Ai ka thënë se Thaçi kishte qejf ta lexonte deklaratën dhe se për Krasniqin nuk kishte rëndësi kush do ta lexonte atë.

“Po kryeministri pat qejf ta lexoj dhe për mu nuk ishte e rëndësishme  me të thanë të drejtën kush nga ne e lexonte deklaratën e rëndësishme ishte që Kosova po e zyrtarizonte shtetësinë e saj”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se për këtë çështje kishte biseduar me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçin dhe se ishin pajtuar që deklaratën ta lexonte ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë