Loading…

Krasniqi: Thaçi të dorëhiqet

  • 13/03/2017 | 08:32

Krasniqi: Thaçi të dorëhiqet

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se deri më tani ka pasur shumë arsye që presidenti Hashim Thaçi të dorëhiqet. Sipas tij, dorëheqja bëhet dukshëm më e qartë nëse ai nuk arrin të garantojë mbështetjen për ushtrinë nga aleatët tradicionalë të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për ta formuar ushtrinë duhet të çohet përpara, por jo duke cenuar raportet me bashkësinë ndërkombëtare.

Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se Thaçi me këtë nismë sikur deshi t’ia marrë meritat opozitës, pasi që, ashtu si ai është shprehur, opozita ka qenë ajo e cila për herë të parë ka iniciuar formimin e ushtrisë nëpërmjet ligjit. Ndërkohë, ka thënë se Thaçi duhet të japë dorëheqje, po qe se nuk garanton mbështetje nga ndërkombëtarët, sa i përket çështjes së ushtrisë.

“Dorëheqja është akt moral i secilit zyrtar të lartë të shtetit. Edhe deri më tani kishte shumë arsye që ai të dorëhiqej, pasi ai nuk po mund të jetë unifikues i skenës politike në Kosovë”, është shprehur ai.

Krasniqi më tej ka bërë të ditur se opozita do të vazhdojë ta kundërshtojë Demarkacionin dhe se protestat nuk duhen ndalur ndaj kësaj marrëveshjeje. Megjithëkëtë, ai ka theksuar se “Nisma” nuk është kundër kësaj marrëveshjeje, por kundër versionit që ajo ka aktualisht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë