Loading…

Krasniqi tregon se a do të votojnë deputetët e PDK’së Qeverinë Hoti

  • 03/06/2020 | 11:33

Krasniqi tregon se a do të votojnë deputetët e PDK’së Qeverinë Hoti

Deputeti i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se asnjë deputet i partisë së tij nuk do ta votojë Qeverinë e Avdullah Hotit, seanca për të cilën pritet të fillojë pas pak.


“Mundësimi i qeverisjes nuk është punë e jona, sepse qëndrimi ynë është i qartë. Në asnjë mënyrë nuk bëhemi pjesë e kalkulimeve. Asnjë votë e PDK’së nuk do të jetë pro kësaj qeverie”, ka thënë Krasniqi, transmeton Gazeta Express.

Krasniqi thotë se PDK’ja është që të mos ketë vakum institucional, por për të dhe partinë e tij, Qeveria Hoti nuk është e pëlqyeshme.

“Edhe pse jemi të mos ketë vakum institucional, ne jemi të bindur se asnjë e mirë nuk do të vjen nga kjo Qeveri”.

Krasniqi, i cili po ashtu është nënkryetar i Kuvendit, nuk beson se do t’i vijë radha që ta udhëheqë seancën ku pritet votimi i Qeverisë.

“Në momentin kur për arsye objektive nuk mund ta udhëheq seancën, e autorizon. Sipas radhitjes do t’i takonte ose Arberie Nagavcit ose Kujtim Shalës”, ka thënë ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë