Jakup Krasniqi i cili është Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, ka sqaruar se çfarë duhur të përmbaj rezoluta për liderin e AAK -së, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se Serbisë t’i pamundësohet çfarëdo juridiksioni mbi Kosovën.
Më poshtë gjendet i gjithë sqarimi i Krasniqit, ku tregon së çfarë duhet të përmbaj kjo rezolutë:
-Kushtetutën be Kosovës të 15 prillit 2008 dhe
-Dokumenti Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës,
-Letrën e Presidentit Ahtisari për Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së,
-Deklaratën e Grupit të Kontaktit që i hapë rrugë Bisedimeve të Vjenës,
-Kornizën Kushtetuese të Kosovës,
-Rezoluta 12.44 2 Këshillit të Sigurimit për Kosovën,
-Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili konfirmon se Pavarësia e Kosovën është në përputhje me të drejtën Ndërkombëtare (2010).
Sipas Krasniqit, këto dokumente, shumica prej tyre ndërkombëtare, shkojnë në favor të lirimit të z. Ramush Haradinajt. Prandaj e gjithë mbrojtja e z. Haradinaj duhet të mbështetet në këto dokumente dhe të kërkohet lirimi i tij nga pretendimet e një shteti të huaj, i cili ka qenë i dënuar edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, për shkak të krizës humanitare që ka shkaktuar në Kosovë dhe në vendet be tjera të ish Jugosllavisë./gazetametro.net