Loading…

Krasniqi: Zbatimi i plotë i pakos emergjente varet nga rishikimi i buxhetit

  • 01/07/2020 | 11:00

Krasniqi: Zbatimi i plotë i pakos emergjente varet nga rishikimi i buxhetit

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se zbatimi i plotë i pakos emergjente ekonomike varet nga rishikimi i buxhetit të shtetit nga ana e Kuvendit të Kosovës.


Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epokën e re”, Krasniqi ka thënë se janë duke i shikuar të gjitha mundësitë që të zbatohet kjo pako, nga e cila përftojnë edhe punëtorët e sektorit privat.

“Jemi duke u munduar ta bëjmë këtë në bazë të ligjit, duke bërë edhe ndonjë lirim të mjeteve mbi bazën e buxhetit origjinal. Me fjalë të tjera, bashkërisht me ministrinë tonë jemi duke bërë përpjekje të lirojmë mjete. Do të vazhdojmë ta paguajmë edhe një pjesë të punëtorëve, por që të përfundojë e gjithë pakoja ne jemi duke pritur procesin e rishikimit të buxhetit të shtetit”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se për shkak të mosrishikimit të buxhetit një pjesë e pagesave që dalin si obligime nga pakoja emergjente do të jenë të pamundura të bëhen. “Në rast se shtyhet rishikimi i buxhetit, do të mbesin një pjesë e masave pa u paguar. Një gjë e tillë do të vlejë deri në kohën e rishikimit të buxhetit dhe pas aprovimit të rishikimit të buxhetit nga Kuvendi ne si ministri do t’i përfundojmë të gjitha pagesat”, është shprehur Krasniqi.

Më tutje, Krasniqi ka folur edhe rreth mundësisë sëhyrjes në borxh publik për ta zbatuar pakon emergjente ekonomike. Në kontekst të kësaj, Krasniqi ka përmendur edhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare të cilat Kuvendi i Kosovës nuk është duke arritur t’i ratifikojë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë