Loading…

Krejtësisht e zhveshur në klipin e fundit: Jennifer Lopez tregon simbolikën

  • 14/01/2021 | 17:59

Krejtësisht e zhveshur në klipin e fundit: Jennifer Lopez tregon simbolikën

Diva latine Jennifer Lopez bëri përsëri një hap përpara dhe i befasoi të gjithë me lëvizjen e saj të re, transmeton Gazeta Metro.


Gjegjësisht, këngëtarja realizoi një video të re për këngën “In The Morning”, dhe në të shfaqet nudo.

Në videon e re, ne e shohim këngëtaren e famshme plotësisht të zhveshur me krahë engjëlli, dhe pjesët e saj më intime të trupit janë të ekspozuara në sytë e miliona njerëzve në të gjithë botën. Në momentet kur bëhet fjalë për nga afër, bukuroshja Lopez arrin të mbulojë gjoksin dhe organet gjenitale me pozat e menduara me shkathtësi, por gjithçka është ende shumë provokuese dhe tronditëse.

Në video, ajo tregoi se si duket bjonde dhe gjatë karrierës së saj nuk kemi pasur mundësi ta shohim me këtë ngjyrë flokësh. JLo ndau një insert të shkurtër nga videoja në profilin e saj në Instagram, duke shpjeguar simbolikën e saj dhe mesazhin që mbart.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

“Jam shumë e ngazëllyer që videoja për këtë këngë është para jush. Është plot me simbole për një marrëdhënie të errët, të njëanshme dhe dijeninë se nuk mund të ndryshoni askënd … Mund ta ndryshoni vetëm veten! Hapni krahët dhe qëndroni larg nga kushdo që nuk vlerëson gjithçka që ju ofroni”, shkroi Jennifer kreahas videos./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë