Loading…

Kremtohet ditëlindja e Elizabetës II, familja mbretërore e mijëra qytetarë në paradë

  • 08/06/2019 | 23:34

Kremtohet ditëlindja e Elizabetës II, familja mbretërore e mijëra qytetarë në paradë

Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë ka shënuar sot ditëlindjen e saj të 93-të me paradën tradicionale vjetore Përshëndetje ngjyrave (Trooping the color), transmeton Gazeta Metro.

Rreth 1.400 ushtarë në uniforma solemne kanë marshuar para mbretëreshës në ëëestmnister, deri sa paradën e kanë përcjellë mijëra qytetarë.

Nga anëtarët e familjes mbretërore kanë qenë të pranishëm edhe princi Charles, princi William dhe gruaja e tij Kate, prici Harry dhe gruaja e tij Meghan, e cila e kishte paraqitjen e patë në publik pasi ka lindur djalin Archie.

Archie nuk ka qenë në ceremoni, por anëtari tjetër i ri i familjes mbretërore po, fëmija më i ri i ëilliamit e Kateit, princi njëvjeçar Louis, i cila papushim ua bënte me dorë helikopterëve në qiell.

Mbretëresha britanike shënon ditëlindjen dy herë në vit, ceremonia zyrtare gjithmonë është në qershor, për shkak se pritet mot i mirë, deri sa ditëlindjen e vërtetë, më 21 prill, kryesisht e kremton në rrethin e ngushtë familjar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë