Loading…

Kreshnik Çollaku bëhet pjesë e rrugëtimit të LDK’së për zgjedhjet e 7 qershorit

  • 12/05/2026 | 10:29

Kreshnik Çollaku bëhet pjesë e rrugëtimit të LDK’së për zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar Kreshnik Çollakun si pjesë e rrugëtimit politik të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.


Osmani lavdëroi punën e Çollakut si pedagog universitar.

“Në periudhat më të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, ai ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, duke kontribuar në forcimin e mbështetjes amerikane për Kosovën dhe promovimin e çështjes së saj në qarqet diplomatike amerikane”, ka shkruar ajo.

Përveç Çollakut në listën e Osmanit do të jenë edhe Fahrije Hoti, Arjeta Musliu, Bardhyl Hasanpapajn, Visar Xan, Besim Kodra, Brikena Muharremi, Jeta Statovci, Albena Reshitaj, e Haxhi Avdyli.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve në Kosovë, pas atyre të shkurtit dhe dhjetorit 2025.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë