Loading…

Kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës: Ai nxiti dhunë dhe dëmtoi imazhin e Shqipërisë

  • 09/06/2021 | 12:32

Kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës: Ai nxiti dhunë dhe dëmtoi imazhin e Shqipërisë

Kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit në Shqipëri, Alket Hyseni ka lexuar raportin me gjetjet dhe shkeljet e Kushtetutës që supozohet se i ka kryer Ilir Meta gjatë kohës së zgjedhjeve.


Gjatë fjalimit të tij, Hyseni tha se Meta ka kryer shkelje të rënda, ka nxitur dhunë dhe ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë me veprimet e tij të njëanshme.

“Për shkak të volumit të madh, raporti i është dërguar deputetëve, presidentit dhe është publikuar në faqen e parlamentit. Në Kuvendin e Shqipërisë është dërguar kërkesa e 49 deputetëve për shkarkimin e presidentit. Kryetari i Kuvendit vuri në dijeni Kuvendin dhe Presidentin për kërkesën si dhe i përcolli Komisionit dokumentet shoqëruese. Komisioni për Çështjet Ligjore vlerësoi nëse ai është në dispozitë me kërkesat ligjore në fuqi dhe vendosi ngritjen e një Komisioni Hetimor”, deklaroi ai.

Tutje, Hyseni tha se Komisioni u bazua në fakte dhe rrethana, të cilat janë shënuar edhe në raport.

“Presidenti me veprimet e tij ka shkelur shumë nene të kushtetutës, të cilat konsiderohen si shkelje të rënda. Sjelljet e presidentit kanë pasur një ndikim shumë të keq në opinionin publik dhe në politikë”, deklaroi ai tutje

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë