Themeluesi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka paralajmëruar se Rusia mund të përballet me një revolucion si ai i vitit 1917 (Revolucioni Bolshevik) dhe ta humbasë luftën në Ukrainë nëse elitat nuk do ta marrin seriozisht situatën, transmeton Gazeta Metro.
Mercenari më i fuqishëm i Rusisë ka thënë se orientimi i tij politik dominohet nga dashuria për Rusinë dhe besnikëria për Putinin por ai paralajmëroi se Rusia është në rrezik të trazirave.
Prigozhin tha se disa persona janë optimist pasi që mendojnë se Perëndimi do të lodhet nga lufta dhe se Kina do të ndërmjetësojë përfundimin e luftës, raporton Reuters.
Kjo nuk është e saktë sipas tij pasiqë Ukraina po përgatitet për një kundër ofensivë e cila ka për qëllim largimin e trupave ruse në kufijtë e vitit 2014 vit kur Rusia aneksoi Krimenë. Ai shtoi se Ukraina do ta rrethojë Bakhmutin dhe do të sulmoj Krimenë.
Duke folur në telegram ai tha se ky skenar nuk është i mirë për Rusinë prandaj duhet të bëheshin gati për luftë të përgithshme.
Sipas tij është në rrezik që ta humbasin Rusië dhe për ta parandaluar këtë duhet vendosur ligji ushtarak.
Prigozhin në telegram u shpreh i pakënaqur me nofkën e tij “Kuzhinieri i Putinit” sipas tij ai duhet të quhet “Kasapi i Putinit”./gazetametro.net
Shefi i Wagnerit rus: Ukraina ka një prej ushtrive më të mira, janë shumë inteligjent