Loading…
Krijesa humanoide e Antarktikut: ‘Menduam se është nëndetëse, pastaj u afruam…’
  • 22/04/2019 | 08:40

Krijesa humanoide e Antarktikut: ‘Menduam se është nëndetëse, pastaj u afruam…’

Në ujërat e akullta të Antarktikut thuhet se jeton njëra ndër qeniet më misterioze në botë, së paku kështu flasin detarët, transmeton Gazeta Metro.

Nëse mund t’u besohet dëshmitarëve, kjo krijesë humaoide mund të rritet edhe deri në 30 metra dhe jeton në ujërat e Antarktikut.

Në të vërtetë, askush nuk e di se ç’është ajo, por shumëkush thotë se e ka parë këtë krijesë në formë njeriu dhe me duar të gjata duke dalur nga thellësitë e oqeanit.

Krijesën e parëndomtë afër Antarktikut të parët e kanë parë gjuetarët japonezë në vitet 60-të të shekullit të kaluar.

Një dëshmitar thonë se nga largësia kanë parë diçka që u është dukur si nëndetëse, por kur janë afruar u është bërë e qartë se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj krijese njerëzore, mirëpo nuk kanë mundur ta vështrojnë më mirë, sepse krijesa është zhytur shpejt dhe është zhdukur në thellësi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë