Është krijuar për herë të parë Unioni i Bashkive dhe Komunave kryesore në rajon që qeverisen nga shqiptarët. Ky union synon krijimin e mekanizmave të duhur të bashkëpunimit ndërmjet qyteteve shqiptare.
Ky unioni ka filluar me komunen e Prishtinës, Tiranës, Tetovës, Ulqinint dhe Preshevës, që kanë firmosur një platformë bashkëpunimi në fusha si urbanizmi, mjedisi, arti dhe inovacioni, me synimin për t’u zgjeruar më vonë.
“Të pestë ne së bashku i shërbejmë rreth 1/3 së popullatës shqiptare në rajon dhe besoj se nëse ngjizim diçka të mirë sot, do të kemi bërë diçka të madhe për kombin tonë. Shumë shpejt do të kemi një rrjet të stabilizuar nga ku do të mësojmë prej eksperiencave të njëri-tjetrit”, deklaroi Veliaj.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, theksoi se duhen shfrytëzuar energjitë për mirëqenien e qyetarëve: “Të tregojmë se ne mund të bashkëpunojmë e mund të punojmë për mirëqenien e qytetarëve tanë nga pozita ku jemi sot”.
Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, theksoi rolin e femrës për ndryshim dhe sukses./gazetametro.net