Loading…

Krijohet uragani ‘përbindësh’ në detin Mesdhe, kalon pranë Shqipërisë më 18 tetor

  • 15/09/2020 | 12:19

Krijohet uragani ‘përbindësh’ në detin Mesdhe, kalon pranë Shqipërisë më 18 tetor

Agjencitë meteorologjike të rajonit, kanë parashikuar disa zhvillime në detin Mesdhe gjatë ditëve të ardhshme, ku sipas monitorimeve meteorologjike, një uragan po krijohet, i cili do të prekë disa shtete.


Sipas agjencisë Meteorologjike të Athinës, po krijohet një uragan në detin Mesdhe, i cili do të prekë të gjithë zonën detare deri në jug të detit Jon.

Sipas mediave greke dhe turke, rruga që do të përshkrojë uragani do të prekë më së shumti Greqinë dhe Turqinë, duke shkaktuar më shumë dëme në këto shtete.

Mediat turke kanë shkruar se sipas parashikimeve, uragani pritet të shoqërohet me erëra me shpejtësi deri në 200 km/h.

Agjensitë meteorologjike kanë treguar se pritet që 18 shtatori ko të jetë kulmi i forcës së uraganit.

Sipas parashikimeve që kanë bërë meteorologët, trajektorja e Uraganit do të jetë përmes Mesdheut duke ardhur deri në jug të detit Jon, dhe më pas për në Greqi dhe Turqi duke shmangur kështu Shqipërinë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë