Loading…

Krijoi hapin kundër obezitetit, kompanisë daneze i rritet vlera me mbi 500 milionë dollarë

  • 31/01/2024 | 14:56

Krijoi hapin kundër obezitetit, kompanisë daneze i rritet vlera me mbi 500 milionë dollarë

Nxitimi i pacientëve për të marrë hapin për humbje të peshës e ka dërguar vlerën në treg të kompanisë farmacetike të Danimarkës Novo Nordisk në shifra rekorde ku rezultatet që ka përjetuar janë edhe më të mira seç ishin parashikuar, transmeton Gazeta Metro.


Kompania prapa hapit për humbje të peshës “Wegovy” dhe hapit kundër diabetit “Ozempic” është raportuar se i janë rritur shitjet për 31% dhe fitimi neto i saj është rritur për 51% në vitin 2023 krahasur me një vit më parë.

Rritja është mundësuar nga hapat kundër obezitetit të Novo shitjet të cilat hypën për 154% krahasuar me një vit më parë.

Në hapje të bursës së Kopenhagës aksionet e Novo u shiten më shumë se 776 kroner danez duke e dërguar vlerën e kompanisë në përmbi 500 milion dollarë./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë