Loading…

‘Krim i organizuar, financim i terrorizmit’ – Rasti “MEGA”, Prokurori Kodraliu thotë se AKI dhe FBI luajtën rol kyç

  • 11/06/2026 | 20:42

‘Krim i organizuar, financim i terrorizmit’ – Rasti “MEGA”, Prokurori Kodraliu thotë se AKI dhe FBI luajtën rol kyç

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu, ka folur lidhur me hetimet ndaj tre personave të arrestuar nga Prokuroria Speciale më 9 qershor, në rastin “Mega”.


Ata dyshohen për vepra të rënda penale, përfshirë pjesëmarrje në grup kriminal, shpëlarje parash, financim dhe lehtësim të terrorizmit, mashtrim, detyrim, si dhe vepra që lidhen me narkotikë dhe armëmbajtje pa leje.

Kodraliu ka theksuar se i gjithë procesi hetimor është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Policinë e Kosovës, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe institucione amerikane, respektivisht FBI-në.

Sipas Kodraliut, provat e siguruara gjatë hetimeve, në koordinim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, kanë krijuar dyshime të bazuara se të dyshuarit janë përfshirë në veprime të rënda kriminale.

“Nga provat që kemi siguruar edhe në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtar kemi vërtetuar dyshimin e bazuar, që të njëjtit kanë ndërmarrë veprime inkriminuese. Ndaj të njëjtëve janë zhvilluar edhe masa të veçanta hetimore. Dhe nga raportet që kemi pranuar nga Policia e Kosovës, AKI-ja, e në veçanti nga bashkëpunimi që kemi pas dhe kemi me partnerët ndërkombëtar kemi konsideruar që sot edhe kërkesën për caktim të paraburgimit”, ka thënë Kodraliu./RTV Dukagjini

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë