Loading…

Krim tronditës: Shqiptari vret gjyshen dhe veten

  • 04/04/2017 | 14:32

Krim tronditës: Shqiptari vret gjyshen dhe veten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit rreth mesditës së të martës.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Curri në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar.

Sipas raportimeve paraprake, i riu Ersid Curri, rreth 25 vjeç, ka qëlluar me armë gjyshen e tij 80-vjeçare Hyrma Curri dhe më pas po me të njëjtën armë është vetëvrarë.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë ngjarje aksidentale, apo për një krim të dyfishtë të qëllimtë.

Shtëpia ku u gjetën trupat ishte e mbyllur nga brenda. Gjyshja nuk po i përgjigjej telefonatave të familjarëve. Kjo ka bërë që këta të fundit të telefonojnë policinë pas dyshimeve.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri tip automatik. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë