Loading…

Krimi dhe qeveria janë duke bashkëjetuar nën një kulm

  • 21/12/2016 | 21:23

Krimi dhe qeveria janë duke bashkëjetuar nën një kulm

Kryetari Grupit Parlamentar dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar rreth humbjes së 30 milion eurove të PTK-së dhe ajo që po pritet me AXOS-in, ku Lekaj thotë se do të jetë goditja e dytë për buxhetin e varfër të Kosovës.

Për Lekajn, këto humbje vijnë si pasojë e privatizimit pa strategji e pa vizion, privatizim i kriminalizuar e i korruptuar.

Ai, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, thotë se ky buxhet i Kosovës nuk do jetë i mjaftueshëm për të mbuluar këto dënime.

“Buxheti i cili nesër pritet të diskutohet, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha këto dënime që mund t’i vijnë Kosovës, e lere më që të bëhët fjalë për zhvillim ekonomik i cili s’do të ndodhë, perderisa qeveria me taksat tona sot i ka ndarë 150 mijë euro për të paguar një mbrojtje për Kosovën në Arbitrazhin Ndërkombëtar për rastin PTK – AXOS”, shkruan Lekaj.

Ai, më tutje thotë se “Paratë e Kosovës së varfër që përfaqësohet nga qytetarët, po bëhën të gjitha para të qeveritarëve të korruptuar e cila përfaqësohet nga Isa Mustafa”.

Thotë se nuk duhet pritur më mirë në Kosovën ku krimi dhe qeveria sipas Lekajt, janë duke bashkëjetuar nën një kulm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë