Spitalet private mashtronin pacientët e sëmurë nga zemra duke u thënë se po u vendosnin stenta, që nuk ua vendosnin fare, pavarësisht se ua merrnin 3 deri në 4 mijë euro për një të tillë.
Osman Mustafa , vëllai i njërit nprej viktimave të këtij krimi, në emisionin Zona Express, ka treguar se çfarë u kishte ndodhur në spitalin privat në Kosovë, dhe çfarë u kishin thënë në spitalin në Turqi.
”Spitali privat i turqve në Kosovë, e kanë shti kto mrena dhe mas njo 10, 15 minutave kanë dal dhe na kanë thonë që duhen me intervenu në 4 vena, ka damarë të msheltë, 300o deri 4000 euro stenda, me yndyrë dhe pa yndyrë’. Ata janë hi mrena e kanë kry dhe mas gjys ore kanë dal kanë thanë u kry. Ata e kanë ngjit veq një stent e mu mkanë thonë që 4 stenda. Mas 3 muajve e kemi qu në Turqi se ata ktu skanë kry kurfarë pune. Në Turqi kupuan se sa ishte abuzuar me operacionin e stendave”.
Ndërsa vet viktima e këtij rasti, Tafil Mustafa, thotë t’u ketë thënë mjekëve në Turqi, se stentat që i kishte të vendosura në Kosovë do t’i kthejë atje si dëshmi, por mjekët atje i kishin thënë se nuk ke pse e bën këtë pasi stenta të tilla në Turqi u vendosen kafshëve shtëpiake, por jo edhe njerzëve.
Për këto raste tani organet e drejtësisë po merren me 64 persona. Por, përgjegjës po shihen edhe ish ministri i Shëndetësis Ferid Agani dhe sekretari permanent Gani Shabani.
Por dikush duket se ka marrë barrën ta kthej në binarë sistemin shëndetsor publik. Bastri Sejdiu ushtrues i detyrës së drejtori i kardioligjisë shprehet optimist se do ta menaxhoj këtë dikaster me gjithë dëmet e bëra.