Loading…

Krimineli ‘mangup’ që nga Tiktok’u kërcënoi Policinë u prangos dje – Prokuroria kërkon paraburgim sot

  • 05/08/2026 | 20:09

Krimineli ‘mangup’ që nga Tiktok’u kërcënoi Policinë u prangos dje – Prokuroria kërkon paraburgim sot

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar të mërkurën caktimin e masës së paraburgimit ndaj Egzon Reshanit, i cili ishte në kërkim me urdhërarreste aktive dhe letër-rreshtim vendor e ndërkombëtar, transmeton Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të Prokurorisë, kërkesa për paraburgim ndaj të pandehurit E.R. është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer disa vepra penale dhe për shkak të ekzistimit të kushteve ligjore për caktimin e kësaj mase.

“I pandehuri E.R. ka qenë në kërkim mbi bazën e dy urdhërarresteve aktive, si dhe ndaj tij kanë qenë të lëshuara letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar, të nxjerra nga gjykata kompetente me kërkesë të Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Reshani kërkohej për fajde e tentim vrasje, ndërsa përmes Tiktok’ut edhe i kërcënonte Policinë. Gjuha fyese e sharjet nuk mungonin, poashtu u përbente se “i gjallë nuk do t’u binte në dorë”.

“Fëmijët kam me iua nxanë peng, gratë kam me ia q*, mos harroni. Xhavit qorri i k***, Tafili, Fitimi, që janë marrë me mu, rune familjen po të kallxoj, rune se kam me ia q* familjen unë kam me u marr me juve, une jau q* grat*, une familjen – ju jeni mesu me femije o shoq, a je Polic hajdeni kapemi, a je Polic? hajde kapetm. I gjalle si bi ne dorë po i dekt po, po i dekt ju kallxoj.”, u shpreh ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë