Loading…

Kriteri i trashësisë së asfaltit në Podujevë përcaktohet me dorën e kryetarit Shpejtim Bulliqi

  • 11/06/2021 | 17:42

Kriteri i trashësisë së asfaltit në Podujevë përcaktohet me dorën e kryetarit Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpëjtim Bulliqi ka zgjedhur një mënyre interesante për të matur trashësinë e asfaltit në një rrugë të Podujevës… me dorë, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka vizituar fshatin Shajkovc ku po bëhet asfaltimi në lagjën Jupolli me gjastësi prej 300 metra, por ai matjen e trashësisë së asfaltit e ka bërë në një mënyrë interesante.

“Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar fshatin Shajkoc, ku po bëhet asfaltimi i rrugës në lagjen “Jupolli” në gjatësi prej 300 metra.
Në kuadër të realizimit të investimeve në infrastrukturën rrugore, janë duke u realizuar projekte në asfaltimin e rrugëve në disa lagje të fshatit Shajkoc. Për t’i përcjellë nga afër asfaltimin e këtyre rrugëve, sot punimet i ka vizituar, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga Bujar Hasani – drejtor i drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit. “Investimet në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore janë prioritet për qeverisjen lokale, sepse, përmes këtyre projekteve ne përmirësojmë kushtet për jetë për qytetarët tanë”, tha kryetari Bulliqi gjatë inspektimit të punimeve në asfaltimin e rrugës në lagjen “Jupolli” në fshatin Shajkoc. Krahas kësaj rruge, punime po zhvillohen edhe në rrugën në lagjen “Agushi” të këtij fshati me një gjatësi 200 metra.”, thuhet në njoftimin e komunës. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë