Loading…

Kritika për trajtimin e pandemisë: Jep dorëheqje kryeministri italian

  • 26/01/2021 | 11:32

Kritika për trajtimin e pandemisë: Jep dorëheqje kryeministri italian

Kryeministri italian Giuseppe Conte, ka vendosur të dorëzojë dorëheqjen e tij, pas kritikave për trajtimin e tij të pandemisë së koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.


Conte shpreson që t’i jepet një mandat nga presidenti për të formuar një qeveri më të fortë, pasi humbi shumicën e tij në Senat.

Nëse ai nuk e bën këtë, detyra mund të bjerë mbi dikë tjetër dhe – nëse nuk ndodh kjo – do të mbahen zgjedhje të reja.

Profesori i drejtësisë, i cili ka drejtuar dy qeveri të koalicionit që nga viti 2018, po takon Presidentin Sergio Mattarella, i cili duhet të vendosë rrugën përpara.

Dorëheqja e tij vjen përpara një votimi mbi reformat gjyqësore më vonë këtë javë që deputetët në koalicionin e tij paralajmëruan se ai do të humbte.

Pandemia e koronavirusit kishte goditur rëndë Italinë. Më shumë se 85,000 italianë kanë vdekur./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë