Këngëtarja amerikane Ariana Grande pritet të largohet përkohësisht nga vëmendja publike pasi të përfundojë turneun e saj “Eternal Sunshine” muajin e ardhshëm.
Për shkak të kësaj pauze, artistja nuk do të jetë pjesë e shfaqjes muzikore “Sunday in the Park with George”, e cila ishte planifikuar të vihej në skenë në Londër në vitin 2027.
Përfaqësuesi i Grandes ka bërë të ditur se këngëtarja dëshiron të marrë kohë larg angazhimeve publike pas një periudhe të ngarkuar, e shoqëruar edhe me kritika të vazhdueshme nga publiku.
“Ajo mezi pret ta përfundojë turneun në mënyrën më të mirë, të shëndetshme dhe e lumtur, e më pas të marrë një pushim të merituar nga puna dhe paraqitjet publike, të cilat kanë sjellë gjykime dhe vëmendje të vazhdueshme ndaj saj”, tha përfaqësuesi i saj.
Ai theksoi se turneu ka qenë një sfidë e madhe fizike për artisten, e cila megjithatë ka vazhduar të performojë në nivel të lartë. Ndërkohë, produksioni i “Sunday in the Park with George” ka konfirmuar se shfaqja do të vazhdojë pa pjesëmarrjen e Grandes, ndërsa emri i zëvendësueses së saj ende nuk është bërë i ditur.