Loading…

Kritikon qeverinë për korrupsionin në Kosovë

  • 25/01/2017 | 18:39

Kritikon qeverinë për korrupsionin në Kosovë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se sondazhi i fundit i Transparency International, Kosovën e nxjerrë edhe me tutje në zonën e errët të korrupsionit.


Ai në rrjetin social Facebook ka thënë se Kosova edhe me tutje mbetet e fundit dhe me e korruptuara në rajon.

“Nga zero (0) si me e korruptuara në 100, si vendi me i pastër e pa korrupsion, Kosova ka vetëm 30 pikë pra është edhe më keq se disa vende të “botës së tretë”, ka thënë Lekaj.

Lekaj ka thënë se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e mos zbatueshmerisë se ligjeve dhe institucioneve të kapura nga pushteti.

“Ky është lajm i keq dhe do të duhej të ishte shqetësim për të gjithë e sidomos për institucionet shtetërore të cilat e lejojnë të ndodhë e edhe e ndihmojnë të zhvillohet, krejt kjo si pasojë e mos zbatueshmerisë se ligjeve dhe institucioneve të kapura nga pushteti”.

Ai për këtë ia ka hedhur fajin Qeverinë Mustafa.

Të gjitha premtimet për një Kosovë ndryshe duke nënkuptuar një Kosovë pa korrupsion e më shtet të së drejtës janë veçse prioritete deklarative e premtime të pa mbajtura nga qeveria Mustafa e cila është “syrur” vetëm në dialogun me Serbinë, duke e harruar totalisht Kosovën. Pra qeveria duhet të ndryshohet për të ardhë në shprehje një Kosovë e fortë dhe pa korrupsion, ka shkruar Lekaj./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë