Loading…

Kritiku i madh letrar, George Steiner, vdes në moshën 90 vjeçare

  • 04/02/2020 | 23:01

Kritiku i madh letrar, George Steiner, vdes në moshën 90 vjeçare

Kritiku letrar eminent dhe eseisti George Steiner, që eksploroi fuqinë dhe limitet e gjuhës e kulturës në një varg librash jashtëzakonisht të rëndësishëm, ka vdekur në moshën 90 vjeçare, shkruan Gazeta Metro.

I lindur në vitin 1929 në Paris nga prindër Vjenezë, Steineri dhe familja e tij u shpërngulën në New York në 1940, pak pasi qyteti u pushtua nga nazistët. Ishte njëri prej dy personave hebrenj në shkollën e tij në Francë që i mbijetoi Holokaustit, dhe kjo përvojë qartësisht e ndikoi punën e tij të së ardhmes, përcjell Metro Libri.

Steineri vdiq në shtëpinë e tij në Cambridge, atje ku ishte një anëtar i jashtëzakonshëm i Kolegjit Churchill nga viti 1969. Ai i fliste katër gjuhë dhe njihej për dijen e tij të gjerë mbi Letërsinë Europiane, duke botuar kështu mbi 24 libra të kritikës letrare dhe duke i dhënë lexuesit anglishtfolës njohje në një gamë të gjerë të autorëve kontinentalë.

Në librin e tij ”Tolstoi ose Dostojevski”, ai analizoi dy mjeshtrat rusë, në ”Gjuha dhe heshtja” eksploroi kufinjtë e gjuhës në përgjigje ndaj mizorive, dhe në ”Pas Babelit”, analizoi gjuhën dhe përkthimin.

“Kontributi i George Steinerit në të kuptuarit e marrëdhënies në mes literaturës dhe shoqërisë ishte i pamasë,” tha botuesi i Weidenfeld&Nicolson, Alon Samson, i cili botoi tekstin ”Librat e mi të pashkruar të Steinerit” (2008), për punën e papërfunduar të tij.
“Ai ishte një mësues dhe shkrimtar inspirues dhe unë jam thellësisht i mërzitur nga lajmi për vdekjen e tij. Fatmirësisht, librat e tij novator dhe vërtetë internacionalë, janë tribut i mjaftueshëm.” – shtoi Samson për The Guardian.

Prej novelës së tij të 1981 “Mbartja për në San Kristobal e AH,” në të cilën imagjinohet se Hitleri i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe është duke jetuar në thellësitë e Amazonës, deri te “Gjuha dhe Heshtja”, librat e Steinerit, eksplorojnë fuqinë e gjuhës, duke parashtruar pyetje për marrëdhënien në mes kulturës dhe moralitetit. Në “Gramatikën e Krijimit”, ai shkroi për “mahnitjen e tij, naive siç iu duket njerëzve, që mund të përdorësh gjuhën njerëzore edhe për të dashuruar, për të ndërtuar, për të falur dhe gjithashtu për të torturuar, urryer, shkatërruar dhe për të asgjësuar.”

Steiner është një tjetër humbje e madhe e studimeve letrare, pak muaj pasi kritiku tjetër i njohur, Harold Bloom, vdiq gjithashtu në tetor të vitit të shkuar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë