Loading…

Kritiku i Putin që u helmua planifikon të kthehet sërish në Rusi

  • 13/01/2021 | 10:58

Kritiku i Putin që u helmua planifikon të kthehet sërish në Rusi

Kritiku i hapur i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është aktualisht në Gjermani, shkroi në Twitter se ai planifikon të kthehet në Rusi më 17 janar.


Navalny u dërgua në Berlin për kujdes mjekësor urgjent pasi u helmua në Rusi në muajin gusht të vitit 2020.

Testet laboratorike të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë vërtetuar se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të klasës Noviçok, një rezultat i konfirmuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike.

Navalny ka akuzuar presidentin, Vladimir Putin, për urdhërimin e helmimit, një pretendim i hedhur poshtë nga Kremlini.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë