Revista prestigjioze TIME ka përzgjedhur 100 fotot e vitit, të cilat përshkruajnë kryesisht krizat e shumta me të cilat është përballur bota gjatë vitit që po e lëmë pas, transmeton gazetametro.net.
Kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme, lufta në Siri e Irak, puçi në Turqi, Berxit, e shumë të tjera.
Në mesin e tyre, TIME ka përzgjedhur edhe një foto nga Kuvendi i Kosovës, ku paraqitet periudha e hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita.
Gazeta Metro, sjellë vetëm disa prej 100 fotove të përzgjedhura nga TIME.
Policët e Kosovës Kosovo me gaz maska duke duke kontrolluar në Parlamentin e Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita, që po kundërshtonte Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, më 19 shkurt 2016.
Emigrantë, shumica nga Eritrea që u shpëtuan nga 20 barka pas hedhjes në det të hapur, që po vitin nga Libia në drejtim të Italisë, më 29 gusht 2016.
Chelsea Clinton dhe babai i saj, ish Presidenti Bill Clinton duke shikuar kandidaten për presidente të SHBA’së, Hillary Clinton duke folur gjatë fushatës në Las Vegas, më 19 shkurt 2016.
Një njeri ndihmon një djalë, ndërsa emigrantët dhe refugjatët e tjerë kishin ngelur të shtrirë, pasi policia maqedonase kishte hedhur gaz lotsjellës në qindra njerëz të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin në Idomeni, Greqi, më 29 shkurt, 2016.
Fëmijët duke qajtur derisa aty po kalonte hiri i trupit të Fidel Kastros. Lideri i ndjerë kuban i cili vdiq më 1 dhjetor u varros të dielën Santiago. /gazetametro.net