Loading…

Kriza energjetike, Edi Rama: Ndihma e BE’së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

  • 06/10/2022 | 20:10

Kriza energjetike, Edi Rama: Ndihma e BE’së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet Politik Evropian, i cili është mbajtur në Pragë, ka dhënë detaje edhe për kërkesën që kishte ndaj vendeve evropian për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor përsa i përket kalimit të krizës energjetike.


Rama i tha mediave shqiptare se lajmi i mirë është që në kërkesën e tij drejtuar kryetares së Komisionit pak javë më parë, është pranuar që të thirren dhe ministrat e energjisë të rajonit tonë në Ministerialin e jashtëzakonshëm që do të zhvillohet po në Pragë.

“Është pranuar që të thirren dhe ministrat e energjisë të rajonit tonë në Ministerialin e jashtëzakonshëm që do të zhvillohet po në Pragë, me të gjithë ministrat e energjisë për të trajtuar çështjen e krizës energjetike si një çështje evropiane dhe jo si një çështje thjesht e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, në tryezën e rrumbullakët që unë kam qenë së bashku me kryeministrin e Holandës, fokusi kryesor ka qenë pikërisht kriza energjetike dhe si vendet tona, duke filluar nga vendet që kanë hapur negociatat për anëtarësim, do të mund të ndihmohen drejtpërdrejtë, ndërkohë që unë kam insistuar që këtu nuk duhet të kenë diferenca dhe duhet të përfshihen të gjitha vendet, të gjashtë vendet, pavarësisht se i kanë hapur apo jo negociatat”, tha Rama.

Rama po ashtu është pyetur nëse Komuniteti i ri Politik do të shërbejë njëjtë si Ballkani i Hapur dhe cili do të jetë fokusi kryesor?

“Nuk mund të ndahet dot në pjesë kriza e energjisë, nuk mund të ndahet dot në pjesë kriza e klimës, nuk mund të ndahet dot në pjesë kriza demografike dhe kështu me radhë. Për këtë arsye, gjithmonë e më shumë, e ardhmja na i sjell bashkarisht problemet sepse jemi në një epokë të re rreziku. Kemi dalë nga epoka e perspektivës së sigurt dhe jemi futur në epokën e rrezikut dhe kjo epokë e rrezikut i ka mbledhur të gjithë dhe faktikisht i ka nxitur dhe po i nxit të afrohen sa më shumë, për shkak të inflacionit të luftës dhe për shkak të gjithë pasojave të një lufte që nuk e kemi filluar ne, por që nuk e shmangim dot ardhjen e saj tek ne, në formën e inflacionit të luftës, në formën e rublave në duar të pista që përpiqen të ngatërrojnë punët dhe patjetër në formën e çmimeve marramendëse të energjisë. Aty, duke dëgjuar kolegët për rritjet e bëra dhe për rritjet që priten të bëhen, realisht ishte tronditëse dhe për pamundësinë për të mos vazhduar rritjen e çmimeve, ndërkohë që ne do të vazhdojmë të insistojmë në Shqipëri që të mos rriten çmimet për familjarët, për biznesin e vogël”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë