Në Kosovë është paralajmëruar krizë energjetike, e krejt kjo po thuhet se po ndodh si pasoj e krizës globale, sipas një njoftimi që KESCO përcjellë qytetarëve të Kosovës, përcjellë Gazeta Metro.
KESCO përmes një mesazhi në formë apeli dërguar qytetarëve të Kosovës ka paralajmëruar se kriza energjetik po e prekë edhe Kosovën, e për ta përballuar sa ma lehë këtë dimër duhet që të kursejmë energji elektrike.
“APEL PER KURSIM. Kriza energjetike globale po afekton edhe Kosoven. Per nje dimer me te lehte, filloni ta kurseni energjine elektrike”, thuhet në mesazhin që KESCO po ua dërgon qytetarëve.
Gjithashtu edhe kompania KEDS përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin e saj për krizën financiare dhe energjetike në të cilën është futur dhe po thellohet edhe më tej, shkruan Gazeta Metro.
KEDS-i thotë se mundësitë financiare janë shterur deri në fund si pasojë e përballjes me çmime të larta teksa kanë kërkuar ndihmë nga institucionet relevante.
“Në këtë situatë të rëndë energjetike, KEDS dhe KESCO, ashtu sikurse edhe kompanitë e sektorit të energjisë së shteteve evropiane, kërkojnë ndihmën e të gjithë akterëve të sektorit energjetik dhe institucioneve relevante, në mënyrë që këtë rrugë të rënduar mos ta bëjnë të vetme dhe që kjo situatë të afektojë sa më pak që është e mundur konsumatorët në këtë kohë, por edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e KEDS’i.
Duhet theksuar se qeveria e Kosovës javë më parë e ka refuzuar ‘Gazin Amerikan’ i cili sipas ekspertëve do ta zgjidhte përfundimisht problemin energjetik në Kosovë. Sipas shumicës së analistëve në vend, refuzimi i gazit amerikan edhe në aspektin politik ishte gabim.
“Nuk ndreqet aleanca me do gypa. Kjo është cektësia dhe shkurtëpamësia juaj”, kishte deklaruar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një diskutim në Kuvend për mospranimin e gazit amerikan. Por aktualisht vendi po përballet me krizë energjetike e cila po rrezikon të thellohet edhe më shumë meqë Kosova nuk lëvizi drejtë zgjidhjes së problemit energjetik përmes pranimit të gazit amerikan në vend./gazetametro.net
KEDS: Tash e një muaj Kosova është në krizë energjetike, financat janë shterur deri në fund
KESCO: Jemi duke importuar me çmim mbi 300€, po e faturojmë te konsumatorët për 60€