Loading…

Kriza energjetike në Shqipëri, paraqitet sot paketa për mbrojtjen e konsumatorëve

  • 09/10/2021 | 13:06

Kriza energjetike në Shqipëri, paraqitet sot paketa për mbrojtjen e konsumatorëve

Qeveria e Shqipërisë ka gati paketën për mbrojtjen e konsumatorëve dhe biznesit të vogël nga kriza energjetike që pritet të përfshijë vendin deri në gjysmën e parë të vitit që vjen.

Paketa pritet të prezantohet sot rreth orës 15:00 nga kryeministri Edi Rama.

Një grup ndërinstitucional që kryesohet nga kryeministri Rama ka hartuar një paketë mbështetëse për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla që janë prekur ose mund të preken nga rritja e kriza energjetike

Kryeministri Rama në daljet e tij publike më herët se masat që parashikon qeveria do të shërbejnë si një “digë” për të mos rënduar gjendjen e konsumatorit familjar si dhe biznesit të vogël.

Ditën e djeshme qeveria pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme shpalli emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike, ndërsa kryeministri Rama deklaroi se vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiare qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative.

Sipas tij, me këtë vendim i hapet rrugë dhe ekzekutimit të planit të posaçëm për ta përballuar këtë situatë. Rama theksoi se prioritet i qeverisë është mbrojtja e konsumatorëve, por edhe për bizneset e vogla./atsh/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë