Loading…

Kriza energjetike në vend, KEDS’i mban konferencë për media

  • 25/12/2021 | 08:19

Kriza energjetike në vend, KEDS’i mban konferencë për media

Distributori i energjisë elektrike në Kosovë, KEDS ka bërë të ditur se sot do të mbajë konferencë për media lidhur me situatën elektro-energjetike në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një njoftimi për media, nga KEDS kanë njoftuar se konferenca do të mbahet sot (e shtunë) nga ora 13:00 , në objektin qendror të KEDS’it.

Dje, Qeveria e Kosovës ka vendosur masa emergjente për kufizim të furnizmit me energji elektrike, për shkak të rritjes së çmimeve dhe konsumit.

Ndryshe kujtojmë se gjatë dy ditëve të fundit vendi ynë është përballur me reduktime të mëdha të rrymës, edhe pse fillimisht u tha se do ketë ndërprerje vetëm 2 orë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë