Loading…

Kriza energjetike në vend: Nga KEK tregojnë se kur pritet të kthehet në funksion blloku B2

  • 29/12/2021 | 23:10

Kriza energjetike në vend: Nga KEK tregojnë se kur pritet të kthehet në funksion blloku B2

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK’ut), Nagip Krasniqi, ka treguar se kur pritet të rikthehet në prodhim blloku B2, që ka prishje tash e disa ditë, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi, në Klan Kosova, deklaroi se presin që më 20 janar ky bllok të rikthehet në punë, njofton Klankosova.tv.

“Ne kemi dhënë një datë, e cila presim që duhet të jetë datë e rikthimit të bllokut B2 në punë, ajo është 20 janari. Kjo nuk do të thotë se ne do të ngelemi në datën 20, pasi në vazhdimësi jemi duke u munduar që sa më herët ta kthejmë në funksion këtë njësi”, tha ai.

Tutje Krasniqi tha se kjo nuk varet nga ta, pasi varet nga ekspertët.

“Mirëpo, duhet të dimë që nuk varet gjithmonë nga ne pasi është periudha e festave dhe ka ekspertë që duhet të vijnë nga ‘General Electric’, të cilët në këtë kohë festash nuk është lehtë t’i sjellësh sepse edhe ata si ekspertë janë në numër të vogël”, tha Krasniqi.

Krasniqi mes tjerash tha se nga kjo rënie e bllokut ka humbje të drejtpërdrejta të KEK’ut pasi duhet të importohet energji me çmime të larta e që e gjithë kjo është e kushtueshme për vendin.

Kujtojmë që ditëve të fundit Kosova është duke u përballur me krizë të madhe energjetike. Në shumë qytete rryma po ndalet më shumë se dy orë dhe kjo po ju paraqet problem qytetarëve për jetesë.

KEDS ka informuar se edhe nesër do të ketë ndërprerje të rrymës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë