Loading…

Kriza mes Arabisë Saudite dhe Hezbollah po thellohet pas përjashtimit të ambasadorit të Libanit

  • 01/11/2021 | 20:00

Kriza mes Arabisë Saudite dhe Hezbollah po thellohet pas përjashtimit të ambasadorit të Libanit

Të dy mbretëritë arabe, ajo Saudite dhe e Bahrejnit kanë përjashtuar ambasadorët e Libanit këto ditë. Kjo po shihet si shenjë e thellimit të krizës mes Arabisë Saudite dhe organizatës terroriste Hezbollah dhe humbjes së durimit të sauditëve me vasalët e Iranit në rajon, transmeton Gazeta Metro.


Kreu i fraksionit të Hezbollah në parlamentin e Libanit, Mohammed Raad, ka deklaruar se “po përballemi me një krizë të nxitur nga një prej shteteve në rajon, që po zhvillon luftë brutale ndaj një shteti tjetër arab”.

Raad ishte cituar në mediat e Iranit që ju kishte referuar veprimeve armiqësore të Arabisë Saudite në Liban. Riadi kishte reaguar në fakt ndaj një zyrtari të Libanit që ka mbështetur një rebelët Houthi në Jemen që mbështeten nga Irani.’

Zyrtari përfaqësues i Hezbollah ka thënë se Arabi Saudite ka synim të prishë stabilitetin e Libanit. Ky shtet tanimë ka bankrotuar dhe është jo stabil me dekada.

30 vite më parë Arabia Saudite ishte kyçe në nënshkrimin e Marrëveshjes Taif që i dha fund luftës civile në Liban. Riadi në përgjithësi mbështetë status quo dhe politikanët sunni në Liban, siç është Saad Harir. Hezbollah kishte vrarë të atin e tij, Rafic Hariri në vitin 2005.

Viteve të fundit Arabia Saudite shihet si më e ngathtë në mbështetjen e Libanit që po vazhdon të ngulfatet nga Hezbollah që mban ende një ushtri ilegale jo ligjore në Liban me mijëra raketa në arsenal duke minuar politikën e jashtme të Libanit, duke vepruar me politika të pavarura dhe në shumë aspekte është me e fuqishme se vet shteti.

Ndikimi i Iranit si në Siri dhe në Liban ka ftohur Arabinë Saudite me disa shtete në Lindjen e Mesme. Kjo u vërejt edhe në krizën e majti kur Izraeli u sulmua nga Gaza pre organizatës terroriste Hamas. Reagimi i Arabisë Saudite në mbështetje të palestinezëve si pjesë e Ligës Arabe ishte i vakët.

Nuk ka ndihmuar aspak as Akordi i Abrahamit mes Izraelit dhe Emirateve dhe Bahrejnit që nuk u kundërshtua nga Arabia Saudite aq sa pritej. Edhe rezoluta e Ligës Arabe ishte që ndalon marrëdhënie me Izraelin nuk ishte e pritura nga mbështetësit e Palestinës. Arabia Saudite ishte përfolur dhe pritur gjatë se do të jetë edhe pjesë e këtij akordi të normalizimit, madje ishte përfolur se asokohe kryeministri izraelit Netanyahu ishte takuar dhe pritur në Arabi nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në vitin 2019. Më vonë u raportua se Princi Mohammed ishte pritur në Jerusalem nga Netanyahu fshehurazi që në vitin 2017’të./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë