Loading…

Kriza në Ukrainë: Putin dërgon aeroplanët në Bjellorusi përkundër paralajmërimeve të Biden

  • 26/01/2022 | 12:40

Kriza në Ukrainë: Putin dërgon aeroplanët në Bjellorusi përkundër paralajmërimeve të Biden

Rusia ka dislokuar skuadrone të aeroplanëve luftarak më modern që kanë Su-35S në Bjellorusi që do të jenë pjesëmarrës në stërvitje të paralajmëruara. Rusia kishte njoftuar më parë se ka nisur stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë si në det poashtu edhe në tokë, transmeton Gazeta Metro.


“Skuadrone të aeroplanëve gjuetarë Su-35S të rrethit ushtarak lindor, të përfshirë në provën e reagimit të shtetit aleat, po vazhdojnë dislokimin në aeroportet në Bjellorusi. Gjatë fluturimit, skuadrat do të kryejnë aterrime të herëpashershme në aeroportet e rrethit qendror dhe perëndimor ushtarak si parapërgatitje për fluturimin e radhës dhe pushimin e skuadrave” ka njoftuar ministria ruse e mbrojtjes.

Stërvitje përfshin 140 anije dhe 10 mijë trupa nga të gjitha flotat detare dhe do të mbahet në Atlantik, Paqësor, Mesdhe, në detin Verior dhe Detin e Okhotsk nga janari në shkurt.

Rusia ka dislokuar 100 mijë trupa në 60 grupe betejash në kufirin me Ukrainën duke kërcënuar me luftë ka disa muaj. Rreziku i invadimit të Ukrainës tani që është i parë si kërcënim shumë i mundshëm nga Perëndimi që ka tentuar të negociojë me Rusinë  javën e kaluar, që dështuan./gazetametro.net

SHBA e prerë me Bjellorusinë: Mos e ndihmo Rusinë për ta pushtuar Ukrainën

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë