Loading…

Kriza në veri, Kurti pret në takim sonte Escobarin dhe Lajcakun

  • 05/06/2023 | 09:05

Kriza në veri, Kurti pret në takim sonte Escobarin dhe Lajcakun

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, sonte do të pres në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për  Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Metro.


Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, nga ku shtohet se takimi do të fillojë në orën 20:00, në ndërtesën e qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Takimi mbahet në orën 20:00 në ndërtesën e Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Pos takimit me Kurtin, Escobar e Lajcak, pritet që gjatë ditës së nesërme do të zhvillojnë një takime dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Vizita e Escobar dhe Lajcak, në Kosovë e Serbi, po ndodh pas tensioneve dhe trazirave që u krijuan në veri pas zgjedhjeve të kryetarëve të rinj të komunave veriore, zgjedhjen e të cilëve po e kundërshtojnë serbët.

Përndryshe, Escobar dhe Lajcak, së pari do të zhvillojnë një vizitë në Serbi sot, ku edhe atje do të takohen me krerët e shtetit.

Kujtojmë se, për krizën në veri të Kosovës, SHBA’të si përgjegjëse e kanë lënë qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Kurti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë