Loading…

Krizë e madhe në futbollin kosovar, largohet njëri prej donatorëve më të mëdhenj

  • 17/01/2022 | 15:39

Krizë e madhe në futbollin kosovar, largohet njëri prej donatorëve më të mëdhenj

Futbolli i Kosovës po vazhdon të përballet me një krizë të madhe financiare, të cilën mezi po e përballojnë edhe ata donatorë të paktë.


Madje, kësaj krize tashmë i është dorëzuar njëri prej donatorëve më të mëdhenj të viteve të fundit. Bëhet fjalë për presidentin e deritanishëm të Feronikelit, Naser Ramaj, nën investimet e të cilit klubi nga Drenasi kishte fituar trofe – titull kampioni, Kupë e Superkupë dhe duke garuar në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, shkruan Gazeta Express.

Por, Ramaj duket të jetë lodhur me shpenzimet e shumta në klubin gjelbër e bardh, sidomos në dy vjetët e fundit të pandemisë, e cila ka ndikuar keq në çdo aspekt, edhe në atë ekonomik.

Përmes një reagimi në profilin e tij në “Facebook”, Ramaj ka konfirmuar “dorëzimin” nga futbolli i Kosovës si rrjedhojë e krizës financiare.

“Mbas të gjitha përpjekjeve që ta mbajë standardin e duke tentuar të ngrisim tutje nivelin e futbollit, ç’do ditë e me shumë kërkesat financiare rriteshin, kurse në epokën tonë tanimë po troket edhe kriza më e ligë e që edhe sot po na sfidon duke i sjell secilit çekuilibrim financiar e sidomos organizatave e korporatave të mëdha”, ka shkruar Ramaj.

“Unë njoftova miqtë e mi bashkëpuntorët dhe Komunën e Drenasit qe klubit të i ofrohen edhe investitor apo donatorë tjerë sepse kërkesat dhe synimet ishin po te njëjtat ndërsa kriza dhe pandemia veç thellonte problemet, ku me fillimin e saj unë u deklarova se nuk mundem te financoj tutje. Kështu pas shumë investimeve dhe përkundër dëshirës se madhe qe të vazhdojmë tutje unë vlerësova arsyen për ti lënë mundësit që me Feronikelin të vazhdoj dikush ku duke programuar një klub me më pak shpenzime te rrugëtonte tutje, sepse në gjithë globin të gjitha sportet po sfidoheshin sikur edhe Feronikeli, andaj edhe përkundër askush nuk u ofrua!”, ka theksuar pos tjerash Ramaj, duke ftuar biznesmenë tjerë që t’i dalin në ndihmë Feronikelit dhe sportit.

Vlen të theksohet se kriza financiare dëgjohet në të gjitha klubet elitare, madje përfshirë edhe klubin më të madh në vend, Prishtinën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë