Loading…

Krizë në Turqi: Lira bjen përtokë, rende të gjata për bukë

  • 03/12/2021 | 19:29

Krizë në Turqi: Lira bjen përtokë, rende të gjata për bukë

Qytetarët në Turqi janë duke u përballur me mjerimin për shkak të krizës ekonomike presin në radhë të mëdha për të blerë një bukë me gjysmë çmimi, transmeton Gazeta Metro.


Prej disa kohësh, tre qytetet më të mëdha të Turqisë, Izmiri, Stambolli dhe Ankaraja kanë ofruar të ashtuquajturën bukë “të lirë”.

Ditët e fundit shitjet e tyre janë rritur ndjeshëm.

Qytetarët turq të përballur me varfërinë për shkak të krizës ekonomike presin në radhë të mëdha për të blerë një bukë, me gjysmën e çmimit të asaj që shitet në furra buke.

Organi kompetent vendosi rritjen e tarifave dhe gjobave të vendosura nga shteti me 36.2%, me inflacion në nivelin 19%.

Monedha turke, e cila vazhdon të përjetojë një rënie rekord pas tjetrës, e zhyt vendin edhe më thellë në krizën ekonomike që po përjeton.

Kjo i ka sjellë qytetarët në prag të varfërimit, pasi paga më e ulët neto e vendit është tkurrur në vetëm 199 euro.

Shumë turq pranojnë se nuk mund të ndalojnë së vëzhguari kursin e këmbimit dhe vazhdimisht bëjnë llogaritë për shpenzimet e tyre – llogaritje që “ndryshojnë njëqind herë në ditë”.

Në një përpjekje për të çorientuar opinionin publik në Turqi lidhur me kolapsin ekonomik të vendit, Recep Tayyip Erdoğan po ri-investon në një taktikë të mirë-vendosur të çorientimit, vëmendjen e politikës së jashtme kundër Greqisë dhe Qipros.

Në këtë kontekst, Erdogan u kërkon vendeve mike që të njohin pseudoshtetin e Qipros Veriore, i cili është i pushtuar nga Turqia që nga viti 1974.

Duke folur në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të mbajtur në Turkmenistan, presidenti turk bëri thirrje për njohjen e të ashtuquajturës “Republika Turke e Qipros Veriore”, e cila nuk njihet nga asnjë vend tjetër përveç Turqisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë