Loading…

Kroacia dhe Sllovenia mbulohen nga bora: Pamje mahnitëse vijnë nga atje

  • 13/12/2019 | 22:17

Kroacia dhe Sllovenia mbulohen nga bora: Pamje mahnitëse vijnë nga atje

Shtetet e Ballkanit, më saktësisht Kroacia dhe Sllovenia, janë përfshirë nga reshjet e mëdha të borës gjatë ditës së sotme, transmeton Gazeta Metro.


Në Kroaci sot po mbretëron mot shumë më i ftohtë dhe reshje të borës ka pasur në Platak, ndërsa Instituti Meteorologjik i Kroacisë ka paralajmëruar reshje edhe më të dendura gjatë natës.

Bora dhe era që ka ardhur me të kanë shkaktuar probleme në këtë pjesë, por që njëherë situata është nën kontroll.

Edhe në Slloveni ka rënë borë, ku qytetet më të përfshira nga reshjet ishin, Celje dhe Maribori.

Temperaturat në këto qytete pritet që të bien deri në minus 4 gradë.

Ndërkaq reshje të borës gjatë ditës së sotme ka pasur edhe në Itali. Bologna, Torino ishin disa nga qytetet që u zbardhuan nga këto reshje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë