Loading…

Kroacia do të fillojë mjekimin e pacientëve me gjakun e të shëruarve nga koronavirusi

  • 11/07/2020 | 09:39

Kroacia do të fillojë mjekimin e pacientëve me gjakun e të shëruarve nga koronavirusi

Në Kroaci, së shpejti do të fillojë dhurimi vullnetar i plazmës së gjakut nga personat që e kanë mbijetuar sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi i ri. Hulumtimet klinike kanë treguar se personat që janë shëruar nga sëmundja, posedojnë antitrupa që ndihmojnë në shërimin e pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19.

Ata që janë shëruar nga koronavirusi, do të mund të dhurojnë plazmën e gjakut në disa qyteteve kroate përfshirë kryeqytetin, Zagreb. Ende nuk dihet se kur do të fillojë trajtimi. Në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit në Zagreb, gjithçka është gati për këtë përpjekje, dhe brenda pesë ditësh, të gjithë ata që mbijetuan nga COVID-19, do të jenë në gjendje të dhurojnë plazmen e gjakut, njoftoi Radio Televizioni Kroat (HRT).

Mjeku, Tomislav Vuk, nga ky institut ka thënë se “pas dhurimit të plazmës së gjakut do të bëhet analiza për të përcaktuar nivelet e antitrupave”. Transfuzioni i antitrupave, nga të shëruarit te pacientët e sëmurë, krijon atë që njihet si imunitet pasiv, duke i ndihmuar ata të luftojnë infeksionin. Kjo metodë nuk është e re për mjekësinë. Ajo ishte përdorur gjatë pandemisë së vitit 1918, por edhe më herët, kundër sëmundjes së difterisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë