Loading…

Kroacia e bën obligative vendosjen e maskave në hapësira të mbyllura publike

  • 11/07/2020 | 16:19

Kroacia e bën obligative vendosjen e maskave në hapësira të mbyllura publike

Autoritetet kroate njoftuan se vendosja e maskave në hapësirat e mbyllura publike do të jetë e detyrueshme nga java e ardhshme për shkak se numri i rasteve të reja të koronavirusit po vazhdon të rritet.


Të shtunën, në shtetin ballkanik u regjistruan 140 raste me koronavirus, që paraqet shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së pandemisë. Shumica e rasteve janë shënuar në Zagreb dhe në pjesën lindore të vendit.

Drejtorati Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi se nga e hëna, maskat do të jenë të detyrueshme për punëtorët dhe klientët në dyqane si dhe për punëtorët e restoranteve, bareve dhe vendeve të tjera, ku ka kontakt të afërt me klientët.

Ndryshe, përdorimi i maskave në transportin publik ka qenë obligativ që para disa javësh, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Në fillim të pranverës, Kroacia kishte arritur me sukses ta kufizonte përhapjen e virusit të ri dhe në fillim të qershorit shifra ditore kishte rënë pothuajse në zero. Megjithatë, numri i rasteve u rrit në javët e fundit. Shumë kroatë besojnë se kjo ka ardhur si pasojë e mbajtjes së tubimeve, përfshirë dasmat.

Rreth 500,000 mijë turistë nga vendet e Evropës Qendrore janë duke i kaluar pushimet në bregdetin e Adriatikut, por në mesin e tyre ka pasur shumë pak raste të infektimeve.

Deri më tani, Kroacia i ka regjistruar 3,672 raste të infektimeve dhe 118 të vdekur. Tash për tash janë 1,088 raste aktive.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë