Loading…

Kroacia e Kosova, kundërpesha e dominimit serb në rajon

  • 28/01/2017 | 20:17

Kroacia e Kosova, kundërpesha e dominimit serb në rajon

Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën më të madhe kroate, Vecernji List, ka folur për zhvillimet në Kosovë, raportet me Serbinë, me Kroacinë dhe tema të tjera botërore.


I pyetur për raportet Kosvoë-Kroaci, Hoxhaj ka thënë se ka një partneritet të shkëlqyer politik dhe Kosova e Kroacia duke bashkëpunuar nga afër e pamundësojnë kthimin e skemave të vjetra të dominimit serb në rajon.

“Ne ndajmë edhe interesa të caktuara në politikën tonë rajonale duke qenë aleat me njëri-tjetrin dhe duke pamundësuar rikthimin e skemave të vjetra të dominimit serb të rajonit. Për këtë kemi një koordinim intensiv me Zagrebin sa i takon politikës rajonale por tash duam një vëmendje t’ia kushtojmë bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë ndër të tjerash Ministri Hoxhaj.

Ai ka ftuar edhe investitorët nga Kroacia të investojnë në Kosovë.

“Kosova është vendi ideal për investitorët kroat për të investuar në Kosovë për shkak të simpatisë që kanë qytetarët e Kosovës për Kroacinë, një miqësie tradicionale në mes të dy shteteve dhe faktit që ne kemi ndër popullatën më të re dhe të kualifikuar në rajon”, ka thënë ai.

Ai ka folur gjatë edhe për listën e gjatë të provokimeve serbe në muajt e fundit në raport me Kosovën duke e vënë në pikëpyetje edhe diaogun. Po ashtu, edhe për qasjen e administratës së re të Trump në Ballkan dhe vecanërisht në Kosovë, shkruan Insajderi.

Sipas tij, cështja e Kosovës nuk lidhet me ndonjë parti të caktuar amerikane.

“Lidhja e Kosovës me Amerikën është e veçantë dhe do të mbetet e tillë me Presidentin Trump të cilit i dëshirojmë suksese në punën e tij. Kur fola për temën e trenit si provokim i Serbisë ndaj Kosovës dhe arrestimin e zotit Haradinaj në Francë bëra përpjekje që të tregoj se si Serbia është faktor destabiliteti në raport me rajonin”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë