Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Marokos dhe Kroacisë me rezultat të barabartë 0-0 në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë gjithë ballafaqimit në përgjithësi nuk kishte shumë raste të volitshme për gol, me kroatët që për një nuancë ishin më të mirë.
Ishte anësori i Tottenham Hotspur, Ivan Perisic që në minutën e 17’të nga një goditje nga jashtë zonës provoi të befasonte portierin, Bono, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Ndërsa, në fund të 45 minutave të para sulmuesi, Nikola Vlasic dhe kapiteni, Luka Modric u munduan të ndryshojnë rezultatin e takimit, megjithatë të pa saktë.
Te rasti i Vlasic vlen të theksohet se për mrekulli intervenoi portieri 31-vjeçar, i cili ballë për ballë me të bëri më të mirën e mundshme.
Në pjesën e dytë skuadra e udhëhequr nga Zlatko Dalic nuk pati pothuajse asnjë mundësi për të zhbllokuar rezultatin edhe pse dominonte takimin.
Ndërsa, rastin më të mirë e kishte Maroko me anë të mbrojtësit, Noussair Mazraoui në minutën e 51’të. Por, goditjen e tij me kokë nga shumë pranë portës e ndali shkëlqyeshëm portieri, Dominik Livakovic. (smartersurfaces)
Kujtojmë se përveç Marokos dhe Kroacisë në këtë grup (F) janë edhe Belgjika me Kanadën. Këto dy Kombëtare do të përballen sonte me fillim nga ora 20:00. /gazetametro.net