Loading…

Kroacia pa asnjë rast të ri me koronavirus në 24 orët e fundit

  • 23/05/2020 | 17:31

Kroacia pa asnjë rast të ri me koronavirus në 24 orët e fundit

Kroacia është ndër vendet e para në rajon që gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, transmeton Gazeta Metro.


Kështu ka bërë të ditur Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, të cilët përmes një postimi në Twitter, thonë se sot është dita e 89’të që nga shfaqja e virusit korona në këtë vend, dhe pas tre muajve ballafaqimi me pandeminë, sot ky vend i gëzohet numrit të të infektuarve brenda 24 orëve që ka rënë në 0.

“E 89-ta ditë që nga shfaqja e koronavirusit: 2,243 të sëmurë dhe 2,023 të shëruar. Sot i gëzohemi numrit, të cilin e kemi arritur me përgjegjësi dhe disiplinë, zero të infektuar të rinj”, ka shkruar në rrjetin social, Twitter, Ministri kroat i Shëndetësisë, Villi Berosh.

Në Kroaci deri më 23 maj, 99 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Aktualisht mësohet se 121 persona janë të sëmurë, ndërsa gjashtë prej tyre janë duke u trajtuar me respiratorë.

Në total, autoritetet kroate kanë testuar mbi 60,000 persona. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë