Loading…

Kroatëve po u ngritet standardi: Paga mesatare mbi 1000 euro

  • 27/06/2019 | 11:25

Kroatëve po u ngritet standardi: Paga mesatare mbi 1000 euro

Paga mesatare neto e të punësuarve në kryeqytetin kroat Zagreb në muajin mars të këtij viti ka qenë 7.525 kuna (1.017 euro), transmeton Gazeta Metro.


Kjo në vlerë nominale është 0.5 më shumë se në shkurt, ndërsa 3.1 për qind më shumë se në mars të vitit të kaluar.

Kto të dhëna i ka paraqitur Departamenti i Statistikave të Zyrës së Qytetit për Planifikimin Strategjik dhe Zhvillim të Qytetit të Zagrebit, shkruan “Poslovni dnevnik”.

Paga mesatare zagrebase në mars është 35 kuna më shumë se në shkurt, ndërsa 223 kuna më e lartë se në marsin e vitit të kaluar.

Në krahasim me pagën mesatare për mars në nivel të Kroacisë, e cila ka qenë 6.464 kuna, paga mesatare neto në Zagreb e paguar për mars ka qenë më e lartë për 1.061 kuna.

Paga më e lartë mesatare neto në Zagreb ka qenë ajo në sektorin për nxjerrjen e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror, ku ka qenë 11.669 kuna, ndërsa më e ulëta në veprimtarinë e prodhimit të rrobave – 4.124 kuna./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë