Toni Kroos është shprehur kundër vendimit për t’i dhënë Leo Messit çmimin e Topit të Artë 2021.
Mesfushori i Real Madridit, pavarësisht se lavdëron aftësitë e argjentinasit, beson se çmimi duhet t’i shkonte kolegut të tij të klubit, Karim Benzemas.
Për Kroos, Messi nuk duhej të ishte as në treshen e parë, pasi mendon se Robert Lewandowski duhej të ishte i dyti dhe Jorginho i treti, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
“Së pari, më duhet të them se nuk më interesojnë fare çmime individuale. Megjithatë, nëse ka çmime të tilla, ato duhet të jenë të drejta”, tha ai më tej.
“Për mua, Benzema duhet të ishte nr.1 nëse do të zgjidhnit lojtarin më të mirë individual nga viti i kaluar, sepse e shoh nga afër se sa i jashtëzakonshëm është ai”.
“Nuk ka dyshim se Messi qëndron pranë Cristiano Ronaldos si lojtari më i mirë i kësaj dekade dhe ka cilësi që të tjerët nuk do t’i kenë kurrë. Gabimi më i madh në çmim ishte për sa i përket vendit të parë”, ka shkruar Kroos.
Congrats to Leo Messi!!!
My choice would have been @Benzema!
Why? Listen here: https://t.co/rbN2Y4L6Pw
orhttps://t.co/o34Wdii7OT— Toni Kroos (@ToniKroos) November 29, 2021