Loading…

KRU ‘Prishtina’ u bën thirrje qyetarëve: Mos hidhni mbeturina në rrjetin e kanalizimit

  • 04/06/2021 | 22:14

KRU ‘Prishtina’ u bën thirrje qyetarëve: Mos hidhni mbeturina në rrjetin e kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit.


Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se ekipet e tyre kanë punuar në shumë raste të pastrimit të pusetave që janë mbushur nga gjësende që kanë bllokuar rrjetin e kanalizimit.

Përveç që duhet intervenuar me doemos në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza, zhbllokime e pastrime, vështirësitë që hasin ekipet e mirëmbajtjes janë të panumërta, sa që pavarësisht suksesit në zgjidhjen e problemit në kolektorë e puseta, koha e zhbllokimit tej zgjatet”.

“Po ashtu, arsyet janë të panumërta filluar nga papërgjegjësia e faktorit njeri, hedhja e gjësendeve të ngurta e të lëngëta, peshat e rënda me mbeturina të ngurta, etj. Rasti konkret ka qenë gjatë ditës së sotme në rrugën ” Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit pastruan dhe zhbllokuan aty, të gjitha pusetat. Ju lumtë dhe faleminderit që jeni pjesë e jona, derisa apelojmë për kujdes shumë të shtuar me sistemin e rrjetit të kanalizimit!”,thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë