Loading…

Kryediplomatët Hoxha dhe Djuric takohen në Antalya – Shqipëria mbështetje të plotë Kosovës dhe Dialogut të ndërmjetësuar nga BE

  • 18/04/2026 | 20:03

Kryediplomatët Hoxha dhe Djuric takohen në Antalya – Shqipëria mbështetje të plotë Kosovës dhe Dialogut të ndërmjetësuar nga BE

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili po qëndron në Antalya, ku po mbahet forumi diplomatik, ka njoftuar se ka takuar homologun serb, Marko Djuric. Hoxha njoftoi se nga ana Shqipërisë biseda ishte e përqendruar drejt bashkëpunimit konstruktiv, transmeton Gazeta Metro.


Hoxha në njoftimin në X nënvizoi pavarësisht konstruktivitetit të këtij takimi se nuk çmojnë retorikën e kohëve të fundit nga lidershipi serb rreth marrëveshjes tre palëshe Shqipëri-Kosovë-Kroaci në fushën e sigurisë. Ai e theksoi edhe një kritikë për këtë se janë të përkushtuar ndaj vlerave europiane.

Megjithatë, ai theksoi dhe ishte mirënjohës se gjeti konstruktivitet te pala serbe për bashkëpunim me gatishmërinë e shprehur për të hapur një konsullatë në Bujanovc.

Çështjes së nxehtë nuk ju shmang Hoxha dhe shkroi ta ketë përsëritur këtë edhe homologut serb se presin rezultate dhe mbështesin procesin e normalizimit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

‘’Po ashtu, pranuam se kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme lidhur me Republikën e Kosovës. Ritheksova qëndrimin e qartë dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë mbi rëndësinë kyçe dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun Kosovë–Serbi të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë, një rezultat që do të kontribuonte në paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon’’shkroi në X Hoxha.

Djuric ishte më i prerë dhe më formal dhe nuk theksoi asgjë në hollësi përveç se pajtohet për shtimin e prezencës diplomatike në të vendet dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë